PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina, teknologjia nxit zhvillimin ekonomik
2016-04-05 17:07:35 CRI Komenti juaj Printoni
Fjalë kyçe: 科技---Kē jì---Teknologji

Për të shpejtuar përdorimin e teknologjisë në jetën e përditshme, Akademia e Shkencave e Kinës prezantoi një program të posaçëm të nxitjes së përdorimit të arritjeve teknologjike, me synim që të kërkohet një sistem efikas për shfrytëzimin e arritjeve teknologjike gjatë planit të 13-të 5-vjeçar. Kështu, mund të shtohet në mënyrë të dukshme niveli i përdorimit dhe efektiviteti i shfrytëzimit të arritjeve teknologjike.

Sipas këtij programi, deri në vitin 2020, arritjet teknologjike nga Akademia e Shkencave e Kinës do të ndihmojnë ndërmarrjet të shtojnë vëllimin e shitjes me mbi 600 miliardë juanë në vit.

Akademia e Shkencave e Kinës njihet si ekip kombëtar i shkencave dhe nisja e programit të posaçëm për përdorimin e arritjeve teknologjike është bërë nën kornizën e programit pilot për thellimin e gjithanshëm të reformave të Kinës. Drejtori i Nxitjes së Zhvillimit Teknologjik, pranë Akademisë së Shkencave të Kinës Yan Qing tha se në muajin tetor të vitit të kaluar, filloi zbatimi zyrtar i "Ligjit mbi përdorimin e arritjeve teknologjike të Republikës Popullore të Kinës", çka ka stimuluar qarqet teknologjike për hapjen e bizneseve dhe inovacione. Këtë herë, ky program i posaçëm për nxitjen e përdorimit të arritjeve teknologjike do të përpiqet të eksplorojë një sistem efikas për të nxitur shfrytëzimin e arritjeve teknologjike. Kjo, sipas drejtorit Yan Qing, do të shtojë në mënyrë të dukshme nivelin e përdorimit dhe efektivitetit të shfrytëzimit teknologjik të Akademisë dhe ekipi i profesionistëve në këtë drejtim do të zhvillohet më tej.

"Synimi i këtij programi të posaçëm është që të nxitë projektet teknologjike dhe shfrytëzimin e arritjeve në jetën e përditshme. Projektet pilote të Akademisë do të vazhdojnë. Ndërkohë do të vazhdojë edhe rrjeti i shërbimeve teknologjike, i nisur në planin e 12-të 5-vjeçar. Programi aktual ka objektiv të qartë dhe në fazën e hartimit duhet të merret parasysh shfrytëzimi i arritjeve dhe mënyra e përdorimit. E rëndësishme është që në këtë program të posaçëm do të caktojmë disa pikë kryesore dhe do të vëmë në përdorim 500 milionë juanë, për të zgjedhur 10 arritjet kryesore të akademisë. Krahas këtyre, ne do të shtojmë bashkëpunimin mes ndërmarrjeve të menaxhimit të pronave shtetërore dhe ndërmarrjeve dhe sektorëve pranë akademisë, për të realizuar përdorimin e arritjeve teknologjike me shfrytëzimin e përbashkët të zinxhirit të inovacioni, prodhimit dhe atij të kapitaleve," thotë Yan Qing.

Ky program 5-vjeçar ka një synim të qartë. Deri në vitin 2020, me përdorimin e arritjeve teknologjike të Akademisë së Shkencave të Kinës, ndërmarrjet vendëse do të shtojnë nivelin e shitjes me 600 miliardë juanë në vit. Krahas kësaj, numri i ndërmarrjeve me mbështetje të arrijë në 5000 dhe numri i patentave në planin e 13-të 5-vjeçar të katërfishohet krahasuar me planin e 12-të 5-vjeçar.

Yan Qing u shpreh se Akademia e Shkencave e Kinës në bazë të avantazheve ekzistuese, do të kombinojë prodhimin, studimin, kërkimin dhe përdorimin, duke shfrytëzuar mbështetjet e kapitaleve dhe politikave, për të dhënë përkrahje të gjithanshme për përdorimin e arritjeve teknologjike.

"Kemi integruar bashkëpunimin midis akademisë, instituteve dhe ndërmarrjeve, duke formuar një rrjet me shërbime teknologjike, që quhet STS. Ndërkohë, në bashkëpunim me kompanitë e menaxhimit të pronave shtetërore, kemi integruar ndërmarrjet pranë Akademisë dhe instituteve përkatëse. Disa institute bazuar në kushtet e tyre dhe me përkrahje përkatëse, kanë krijuar supermarkete për investitorët. Krahas kësaj, ato do të shfrytëzojnë në mënyrë të plotë epërsitë e laboratorëve dhe qendrave kërkimore për të aplikuar arritjet teknologjike dhe shkencore në zhvillimin konkret," thotë Yan Qing.

Drejtori Yan Qing bëri të ditur që tani Akademia e Shkencave e Kinës po harton politikat dhe sistemin përkatës dhe vendimi për shpejtimin e nxitjes së përdorimit të arritjeve teknologjike do të publikohet në muajin prill. (Jiang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China