PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shkrimtari kinez Cao Wenxuan merr çmimin 'Hans Christian Andersen'
2016-04-05 10:33:48 CRI Komenti juaj Printoni

Shkrimtari kinez i letërsisë për fëmijë Cao Wenxuan fitoi të hënën çmimin 'Hans Christian Andersen' në panairin e librit për fëmijë në Bolonja të Italisë. Kjo është hera e parë që një shkrimtar kinez i letërsisë për fëmijë e merr këtë çmim.

Çmimi 'Hans Christian Andersen' që shpërndahet çdo dy vjet, u themelua nga Lidhja Ndërkombëtare e Revistave për Fëmijë në vitin 1956. Ai njihet ndryshe si "Çmimi Nobel i Letërsisë për Fëmijë".

Shkrimtari Cao Wenxuan lindi në vitin 1954 në Yancheng të provincës Jiangsu të Kinës Lindore. Ai është profesor në departamentin e gjuhës kineze të Universitetit të Pekinit. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China