PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Obama: NATO mbetet gurthemel i mbrojtjes për SHBA-në dhe Europën
2016-04-05 09:52:45 CRI Komenti juaj Printoni

NATO-ja vazhdon të mbetet "gurthemeli" i mbrojtjes kolektive për SHBA-në dhe Europën, tha të hënën presidenti amerikan Barak Obama.

Obama i bëri komentet pas takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg në Shtëpinë e Bardhë. Ata diskutuan mbi luftën kundër Shtetit Islamik (ISIS) në vazhdën e sulmeve të fundit terroriste në Bruksel.

Obama dhe Stoltenberg theksuan rëndësinë e fokusimit kundër ISIS dhe luftës kundër terrorizmit që ka depërtuar në Europë e në mbarë botën.

"Kjo është padyshim një periudhë e trazuar për botën," tha Obama. "Europa është një pikë qendore e këtij stresi dhe tensioni në sistemin e sigurisë globale."

"Ne qëndrojmë së bashku në luftën kundër terrorizmit," tha Stoltenberg, duke nënvizuar se të gjithë aleatët e NATO-s kontribuojnë në përpjekjet e SHBA-së dhe forcave të tjera për të shkatërruar ISIS-in.

Obama dhe Stoltenberg diskutuan gjithashtu edhe mbi Libinë, Afganistanin dhe Ukrainën. (Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China