PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Izraeli zgjeron zonën e peshkimit për peshkatarët e Gazës
2016-04-04 10:01:35 CRI Komenti juaj Printoni

Të dielën Izraeli zgjeroi nga gjashtë në nëntë milje detare distancën e lejuar për peshkim përgjatë brigjeve qendrore dhe jugore të Rripit të Gazës, për rreth 4 mijë peshkatarë nga ky rajon.

Autoritetet izraelite u shprehën se lehtësmi i masave të vendosura mbi peshkatarët duhet të sjellë më shumë peshkim në ujërat e thella.

Izraeli e ka mbajtur zonën veriore në afërsi të kufijve të vet me Gazën të mbyllur për rreth gjashtë milje, nga frika se "Hamasi", që kontrollon Gazën, mund ta përdori atë për trafik armësh.

Peshkatarët palestinezë janë ankuar për ndalimet dhe arrestimet e shpeshta nga pala izraelite, pas dëmtimit të anijeve të tyre dhe konfiskimit të mjeteve të peshkimit.

Megjithatë, zyrtarët palestinezë e kanë quajtur zgjerimin e zonës së peshkimit "të pamjaftueshëm", duke vënë në dukje se para vitit 2007, kur "Hamasi" mori kontrollin e Rripit të Gazës, peshkatarët lejoheshin të peshkonin deri në 20 milje detare.(Raela)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China