PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ushtria siriane rimerr qytetin Qaryatain
2016-04-04 09:51:18 CRI Komenti juaj Printoni

Ushtria siriane vuri kontroll të plotë të dielën në qytetin Qaryatain në qendër të provincës Homs, pranë qytetit të lashtë Palmira, në vazhdën e luftimeve intensive kundër forcave të Shtetit Islamik, njofton agjencia siriane e lajmeve SANA.

Forcat siriane, të mbështetura nga avionët luftarakë rusë sulmuan nga disa drejtime qytetin Qaryatain, një ditë pas ndërhyrjes së tyre në zonën perëndimore, të përfshirë nga luftimet.

Një burim ushtarak njoftoi për Xinhua se hyrja e ushtrisë siriane në këtë qytet u bë e mundur pas çminimit të zonës nga lëndët plasëse të vendosura nga terroristët, për të penguar avancimin e tyre.

Të shtunën forcat siriane ndërmorrën një ofensivë në shkallë të gjerë, e cila përfundoi me sukses duke sjellë rimarrjen prej tyre të qytetit me shumicë popullsie të krishterë. Avionët rusë të luftës luajtën një rol të rëndësishëm në rimarjen e qytetit Qaryatain, theksoi burimi i mësipërm. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China