PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Nagorno-Karabakh, përfshihet sërish nga trazirat
2016-04-03 10:57:37 CRI Komenti juaj Printoni

Në kufirin midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, në Nagorno-Karabakh janë rikthyer konfliktet e armatosura me pasojë vdekje dhe plagosje nga të dy palët. Ministrat e Mbrojtjes të të dy vendeve në deklaratat për shtyp bënë akuza të ndërsjella për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit dhe për acarimin e gjendjes në kufi. Presidenti i Rusisë Vladimir Putin u bëri thirrje palëve të ndalin menjëherë konfliktet dhe të ruajnë gjakftohtësinë. Ndërsa sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon shprehu shqetësimin për përsëritjen e konflikteve në këtë zonë.

Presidenti i Armenisë Serzh Sarkisyan tha të shtunën se qysh nga e premtja, si pasojë e konflikteve kanë humbur jetën 18 vetë dhe janë plagosur 35 anëtarë të forcave të armatosura, duke shtuar se pala armene do të kundërveprojë.

Nagorno-Karabakh ndodhet në jugperëndimin e Azerbajxhanit, por pjesa dërrmuese e banorëve janë armenë. Gjatë ish Bashkimit Sovjetik, Nagorno-Karabakh ishte qark autonom i Azerbajxhanit. Në vitin 1988, u kërkua bashkimi Nagorno-Karabakh me Armeninë, çka u pasua nga konflikte të dhunshme midis dy kombësive. Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, Armenia dhe Azerbajxhani u përfshinë nga lufta dhe pavarësisht arritjes së armëpushimit të gjithanshëm në vitin 1994, gjendja mes dy vendeve është armiqësore për problemin e Nagorno-Karabakh, e shoqëruar me trazira të herëpasherëshme. (Wang Lei/ Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China