PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Turqi, protestë kundër Marrëveshjes me BE-në, për refugjatët
2016-04-03 10:33:54 CRI Komenti juaj Printoni

Afro 500 vetë protestuan në qytezën Dikili, në perëndim të Turqisë kundër planit të qeverisë për ndërtimin e një kampi emigrantësh.

Sipas marrëveshjes së re midis Turqisë dhe BE-së, emigrantët dhe refugjatët, që kanë mbërritur ilegalisht në Greqi nga Turqia do të kthehen, qysh nga e hëna.

Mustafa Tosun, kryetar i bashkisë së Dikilit, ku do të regjistrohen emigrantët dhe refugjatët që do të kthehen, tha se veprime të tilla do të dëmtojnë turizmin dhe sigurinë. Ndërsa shumë banorë u shprehën se infrastruktura e prapambetur e qytezës nuk përballon strehimin e dhjetra mijëra refugjatëve.

Turqia, aktualisht streha e 2.7 milionë refugjatëve sirianë, pranoi kërkesën e BE-së për kthimin e emigrantëve dhe refugjatëve, në këmbim të ndihmave financiare, udhëtimit pa viza të shtetasve të saj në BE, si dhe shpejtimin e bisedimeve për anëtarësimin në BE. (Wang Lei/ Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China