PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Xi, thirrje për dialog dhe bashkëpunim në zgjidhjen e çeshtjeve të nxehta
2016-04-02 10:18:15 CRI Komenti juaj Printoni
Presidenti kinez Xi Jinping tha se zgjidhja e çeshtjes bërthamore të Iranit ka shërbyer si nxitëse për çeshtje të tjera të nxehta. Ai e bëri deklaratën gjatë takimit me liderët e 6 vendeve, që ndërmjetësuan çeshtjen bërthamore të Iranit, të pranishëm në Samitin e 4-t të Sigurisë Bërthamore, në Uashington.

Duke e cilësuar "Planin e Veprimit Gjithëpërfshirës" për çeshtjen bërthamore të Iranit si "një moment historik", Xi bëri thirrje për zbatimin e plotë të marrëveshjes për pakësimin e programit bërthamor të Iranit, në këmbim të heqjes së sanksioneve ekonomike perëndimore.

Pas më shumë se 18 muaj bisedimesh maratonë pala iraniane dhe grupi "P5+1" ku përfshihen Britania, Kina, Franca, Rusia, SHBA-ja dhe Gjermania arritën marrëveshjen për zbatimin e "Planit të Veprimit Gjithëpërfshirës".

Kreu i shtetit i Kinës Xi tha në takim se dialogu dhe bisedimet përbëjnë mënyrën më të mirë për zgjidhjen e çeshtjeve delikate. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China