PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Banka e Shqipërisë do të vijojë uljen e normave të interesit
2016-04-01 20:15:57 CRI Komenti juaj Printoni

Shqipëria do të vazhdojë të ulë normat e interesit në vitin 2016, për të nxitur kreditimin dhe konsumin, njoftoi të premten e përditshmja "Daily News Albanian".

Banka e Shqipërisë u shpreh se raporti i saj vjetor për vitin 2015 tregon se politika stimuluese monetare e zbatuar vitin e kaluar ka rritur likuiditetin në sistemin bankar, duke ulur normën bazë të interesit të lekut në një rekord historik prej 1.75 për qind në fund të vitit 2015.

Për të përballuar presionin e inflacionit të ulët, banka qendrore do të vazhdojë politikën e saj stimuluese monetare në vitin 2016.

Banka e Shqipërisë tha se vendimi do të krijojë kushte për nxitjen e kërkesës së brendshme dhe arritjen e objektivit për inflacionin në një periudhë afatmesme. (Artan Goga)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China