PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ban vlerëson deklaratë presidenciale të përbashkët Kinë-SHBA
2016-04-01 17:02:10 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun shprehu të enjten vlerësimin për një deklaratë presidenciale të përbashkët Kinë-SHBA, sipas së cilës të dy vendet më të mëdha lëshuese të gazit në botë do të nënshkruajnë më 22 prill Marrëveshjen e Parisit për klimën.

Marrëveshja historike e Parisit u miratua në dhjetorin e vjetshëm, gjatë sesionit të 21-të të Konferencës së Palëve (COP21) në Francë.

Në një deklaratë të publikuar nga zëdhënësi i Ban Ki Mun-it thuhet po ashtu se kreu i OKB-së e përshëndet njoftimin se të dy vendet do të ndërmarrin hapat përkatëse për t'u bërë pjesë e marrëveshjes në një datë sa më të hershme këtë vit.

Ban u bëri thirrje vendeve të tjera të ndjekin shembullin e Kinës dhe të ShBA-së, në mënyrë që marrëveshja të hyjë në fuqi sa më shpejt që të jetë e mundur.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China