PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ekspertët: BE-ja duhet t'i njohë Kinës statusin e ekonomisë së tregut
2016-04-01 10:01:32 CRI Komenti juaj Printoni

Uebsajti "Euobserver" publikoi së fundmi një artikull mbi ekonominë dhe politikën botërore ku thuhet se është tejet e rëndësishme për zhvillimin ekonomik kino-europian që BE-ja t'i njohë Kinës statusin e ekonomisë së tregut.

Themeluesi i kompanisë konsulente "Difference Group" Dan Steinbock analizon në këtë artikull se përfitimi afatgjatë që vjen nga karakterizimi i Kinës si ekonomi tregu është në të mirë të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe për të ardhmen dhe në favor të Europës për tërheqjen e investimeve kineze. Ai shton se kjo gjë do të jetë edhe në të mirë të kompanive kineze.

Steinbock thekson gjithashtu se Kina zhvilloi reformën strukturore të orientuar nga tregu pas krizës financiare, por SHBA-ja, Europa dhe Japonia nuk i kanë dhënë ende zgjidhje. Forca konkurruese e Kinës qëndron jo vetëm tek "çmimi i ulët", por edhe tek "krijimi". Megjithëse Kina është një vend me popullsi të madhe, investimet në fushën e kërkim-zhvillimit kanë tejkaluar investimet e BE-së. (Fang Xiaoyu/Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China