PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
I dyshuari për sulmet e Parisit do të ekstradohet në Francë
2016-04-01 09:33:41 CRI Komenti juaj Printoni

Prokurorët belgë thanë se Salah Abdeslam, një nga të dyshuarit si ideatori i sulmeve terroriste të nëntorit në Paris, do të ekstradohet për në Francë.

Abdeslam përballet gjithashtu me akuza në Belgjikë, në lidhje me sulmet e fundit në Bruksel.

Urdhri i parë i arrestit për të u lëshua nga Franca vitin e kaluar, duke i dhënë përparësi autoriteteve franceze në ndjekjen e tij penale.

Avokati i Abdeslam, Cedric Moisse, tha se nuk ka asgjë që frenon transferimin e të akuzuarit.

Prokurorët në Francë dhe Belgjikë po diskutojnë lidhur me procedurat për transferimin e Abdeslam.

Sulmet e 13 nëntorit në Paris shkaktuan 130 viktima.

Abdeslam dyshohet gjithashtu se është organizatori i sulmeve të Brukselit muajin e kaluar, ku humbën jetën 35 vetë. (Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China