PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Haga çliron nga akuzat politikanin ekstremist Vojislav Seselj
2016-04-01 09:24:59 CRI Komenti juaj Printoni

Politikani serb ekstremist Vojislav Seselj (Sheshel) është çliruar nga të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve për ish-Jugosllavinë.

Ai akuzohej për nëntë lloj krimesh kundër njerëzit dhe krime lufte.

Prokurorët kërkuan ndaj Seselj-it 28 vjet burgim për persekutim, vrasje dhe torturë.

Gjyqtari kryesues, Jean-Claude Antonetti tha se faktet e paraqitur ndaj Seselj-it ishin më shumë propagandë.

"Shumica mendon se plani i një Serbie të madhe i frymëzuar nga Vojislav Seselj-i ishte më shumë politik sesa kriminal. Për Vojislav Seselj-in, vetëm Partia Radikale Serbe e mbështeti planin e tij që synonte krijimin e një vendi të madh duke përfshirë serbë të të gjitha besimeve."

Seselj-i nga ana e tij vazhdon ta përshkruajnë gjykatën e Hagës, si një 'institucion kundër Serbisë." (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China