PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina e nxit Japoninë të shtojë transparencën për buxhetin ushtarak
2016-03-31 19:59:04 CRI Komenti juaj Printoni

Japonia duhet të jetë më transparente në lidhje me buxhetin e saj ushtarak, u shpreh të enjten zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Kinës Yang Yujun.

Në një konferencë mujore për shtyp, Yang Yujun-i vuri në dukje që Japonia i ka rritur shpenzimet e mbrojtjes për vite me radhë, duke shkaktuar shqetësim te vendet fqinje të saj dhe bashkësia ndërkombëtare. Yang shtoi se Japonia duhet të shpjegojë synimet e saj të vërteta.

Japonia ka miratuar një buxhet ushtarak rekord për vitin fiskal 2016, prej 5.05 trilionë jenësh (rreth 41,90 miliardë dollarë amerikanë), me një rritje prej 1.5 për qind në krahasim me 2015.

Ky është viti i katërt me radhë që Japonia ka rritur buxhetin e mbrojtjes.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China