PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë, u kthyen mbetjet e 36 ushtarëve të vrarë në Luftën e Koresë
2016-03-31 18:29:53 CRI Komenti juaj Printoni
Mbetjet e 36 ushtarëve kinezë të vrarë në Luftën e Koresë (1950-53) u kthyen në Kinë të enjten nga Koreja e Jugut, kontingjenti i tretë i kthyer pas një marrëveshjeje dorëzimi të nënshkruar nga të dy vendet në vitin 2013.

I shoqëruar nga dy aeroplanë luftarakë kinezë J-11 , një aeroplan transporti Il-76 me arkivolet e ushtarëve u ul në aeroportin ndërkombëtar "Taoxian" të Shenyang-ut, kryeqendra e provincës Liaoning në verilindje të Kinës, rreth 11:30 të paradites.

Mbetjet do të varrosen në një park për dëshmorët në Shenyang, me një ceremoni varrimi që pritet të mbahet të premten në mëngjes.

"Jam i nderuar që jam pjesë e detyrës së marrjes së eshtrave të ushtarëve. Ata janë heronj", tha Du Yuxin, një ushtar që mori pjesë në pritjen në aeroport.

Sipas një marrëveshjeje midis Kinës dhe Koresë së Jugut të nënshkruar në fund të vitit 2013, të dy palët çdo vit zhvillojnë konsultime për dorëzimin e eshtrave të ushtarëve kinezë që ndodhen në Korenë e Jugut.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China