PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kreu i qeverisë libane Fayez Serraj mbërrin në Tripoli
2016-03-31 09:34:27 CRI Komenti juaj Printoni

Kreu i qeverisë libane të bashkimit kombëtar, e krijuar nën mbikëqyrjen e OKB-së, Fayez Serraj, mbërriti në kryeqytetin Tripoli duke sfiduar kundërshtarët që kontrollojnë kryeqytetin.

I shoqëruar nga 6 anëtarë të Këshillit Presidencial, Serraj mbërriti në bazën detare nga vendi fqinj Tunizia.

Serraj nënvizoi se qeveria e tij do të punojë për arritjen e një "pajtimi gjithëpërfshirës kombëtar."

"Qeveria e bashkimit kombëtar do të nisë angazhimet e saj në kryeqytetin Tripoli, dhe gjithashtu do të fillojë një fazë të re dialogu me njerëzit e të gjitha prirjeve ideologjike. Qeveria shpreson në arritjen e pajtimit gjithëpërfshirës kombëtar mbi bazën e drejtësisë tranzicionale dhe kthimin e të zhvendosurëve."

Krijimi i qeverisë së bashkimit kombëtar shihet nga shumica si shpresa më e madhe për bashkimin e të gjithë fraksioneve në Libi kundër fuqisë në rritje të një dege të ISIS, që ka marrë në kontroll qytetin qendror Sirte.

Konflikti në Libi nisi prej vitit 2011 nga një grup militantësh që rrëzoi ish-udhëheqësin Moammar Gadhafi.

(Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China