PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Franca heton të dyshuarin kryesor për komplotin e dështuar
2016-03-31 09:21:27 CRI Komenti juaj Printoni

I dyshuari kryesor për një komplot të dështuar terrorist në Francë është ngarkuar zyrtarisht me akuzën për pjesëmarrje në një organizate terroriste.

Prokurori i Parisit Francois Molins, thotë se 34-vjeçari Reda Kricket doli para gjykatës një javë pas arrestimit gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij në Paris.

"Në këtë fazë të hetimit, pavarësisht se nuk ka ndonjë objektiv të caktuar, është identifikuar çdo gjë që dyshohet se fshihej në banesën e të ndaluarit dhe parandaloi një akt dhune ekstrem nga një rrjet terrorist gati për të vepruar, siç tregohet nga armët, municionet, disa prej të cilave gati për t'u përdorur, telefonat e rinj që mund të përdoreshin për të organizuar ekzekutimin e një plani kriminal dhe pasaportat e vjedhura duke u lejuar fshehjen e identitetit dhe lëvizjen lirisht në Francë dhe në Europë. "

Hetuesit francezë kanë qenë në ndjekje të Kriket që nga sulmet e Parisit në nëntor të vitit të kaluar, nga të cilat mbetën të vrarë mbi 130 njerëz.

Arrestimi i tij ndodhi dy ditë pas sulmeve vetëvrasëse që goditën aeroportin e Brukselit dhe një stacionin e metroje, me një bilanc tragjik prej 35 viktimash.

Kriket, i cili u dënua në mungesë me 10 vjet burg vitin e kaluar në Belgjikë për rekrutimin e luftëtarëve islamikë për të luftuar në Siri, mohon se ai është një terrorist. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China