PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
BAZh-i parashikon rritje 6.5 % të ekonomisë kineze në 2016-n
2016-03-30 20:42:55 CRI Komenti juaj Printoni

Rritja ekonomike e Kinës do të ulet edhe më tej në 6.5 për qind në vitin 2016 dhe 6.3 për qind në vitin 2017, sipas raportit "Parashikimi i zhvillimit të Azisë 2016", të publikuar të mërkurën nga Banka Aziatike e Zhvillimit (BAZh).

"Kërkesa e dobët e jashtme dhe kapaciteti i tepërt në disa sektorë, bashkë me rënien e forcës së punës dhe rritjen e pagave, vazhdojnë të shkaktojnë një rënie graduale të përqindjes së rritjes së Kinës," tha Shang-Jin Wei, kryeekonomisti i BAZh-it, pas publikimit të raportit.

Ekonomia e Kinës pati një rritje 6.9 për qind në vitin 2015, shifra më e ulët vjetore në një çerek shekulli.

"Reforma në fushën e ofertës, duke përfshirë përmirësimin e fleksibilitetit të tregut të punës, është e nevojshme për të përmirësuar qëndrueshmërinë e ekonomisë ndaj goditjeve negative dhe për të shtuar rritjen e saj potenciale," shtoi Wei. (Artan Goga)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China