PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Xi kërkon nxitjen e bashkëpunimit ekonomik kino-çek
2016-03-30 19:06:10 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping dhe homologu i tij çek Milosh Zeman morën pjesë të mërkurën në tryezën e rrumbullakët lidhur me bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Kinës dhe Republikës Çeke.

Xi Jinping mbajti fjalimin me titullin "Vazhdimi i miqësisë, hapja e së ardhmes, fillimi i epokës së re të bashkëpunimit ekonomik Kinë-Republikë Çeke". Xi theksoi se Kina dhe Republika Çeke kanë shumë interesa të përbashkëta. Të dyja palët duhet të shtojnë bashkërendimin, të shfrytëzojnë epërsitë e veta dhe të krijojnë një model të ri bashkëpunimi, për të nxitur zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik mes tyre.

Xi shtoi se Kina dhe Republika Çeke duhet të kuptojnë që i përkasin një bashkësie fatesh të përbashkëta dhe duhet të shtojnë bashkërendimin dhe bashkëpunimin brenda kornizës së bashkëpunimit Kinë-Europë Qendrore e Lindore. Krahas këtyre, të dyja palët duhet të rritin bashkëpunimin edhe në fushën financiare, të internetit, të energjive të reja dhe të turizmit. Ato duhet të shfrytëzojnë epërsitë e veta lidhur me bashkëpunimin në sektorin e prodhimit, për të realizuar ndërthurjen e strategjisë kineze "Prodhuar në Kinë 2025" me programin çek "Industri 4.0".

Kreu i shtetit kinez theksoi se Kina dhe Republika Çeke duhet të bëjnë përpjekje të përbashkëta në të mirë të të dy popujve. "Unë besoj që me përpjekjet e qeverive dhe kompanive të të dy vendeve, Kina dhe Republika Çeke me siguri do të hapin epokën e re të bashkëpunimit dhe do të krijojnë një të ardhme më të bukur," tha z. Xi Jinping. (Jiang Lei/Artan Goga)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China