PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina kontinentale rithekson rëndësinë e Konsensusit 1992
2016-03-30 18:52:27 CRI Komenti juaj Printoni

Sukseset e ndryshme të arritura gjatë zhvillimit paqësor të marrëdhënieve ndërmjet dy brigjeve të ngushticës së Tajvanit do të ndikohen nëse minohet baza politike e Konsensusit të vitit 1992, u shpreh të mërkurën në një konferencë shtypi zëdhënësi i Zyrës së Çështjeve të Tajvanit pranë Këshillit të Shtetit An Fengshan.

Duke komentuar mbi qëndrimin e paqartë për Konsensusin e vitit 1992 nga liderja e zgjedhur e Tajvanit Tsai Ing-wen, An u shpreh: "Konsensusi i vitit 1992 është baza politike për zhvillimin paqësor të marrëdhënieve në ngushticën e Tajvanit."

Vetëm duke pranuar faktin historik të Konsensusit të vitit 1992 dhe duke njohur parimin e tij themelor që të dy palët i përkasin një Kine, mund të ruhet zhvillimi paqësor dhe i qëndrueshëm i marrëdhënieve ndërmjet dy brigjeve, theksoi An. (Artan Goga)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China