PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina e nxit Japoninë të nxjerrë mësime nga historia
2016-03-30 18:51:58 CRI Komenti juaj Printoni

Kina e kundërshton ashpër faktin që disa forca në Japoni e përdorin pretekstin e të ashtuquajturit "kërcënim nga Kina" për të nxitur agjendën e tyre të brendshme politike, u shpreh të mërkurën në Pekin zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Hong Lei. Ai shtoi se pala kineze e nxit Tokion të nxjerrë mësime nga historia, t'u kushtojë rëndësi shqetësimeve të vendeve fqinje të Azisë dhe të ngulë këmbë në zhvillimin paqësor.

Duke iu kërkuar të komentonte në një konferencë shtypi nëse ushtrimi i së drejtës së mbrojtjes kolektive nga Japonia pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri të sigurisë dhe deklaratat e kryeministrit Shinzo Abe për amendimin e kushtetutës janë veprime që drejtohen ndaj Kinës, Hong Lei vuri në dukje se, si fqinje e Japonisë dhe viktimë e luftës, Kina e nxit Japoninë të nxjerrë mësime konkrete nga historia. Pala kineze i bën thirrje Tokios të dëgjojë seriozisht thirrjet brenda Japonisë dhe ato të bashkësisë ndërkombëtare, t'u kushtojë rëndësi shqetësimeve për sigurinë të vendeve fqinje, të veprojë me kujdes në fushën ushtarake dhe të ngulë këmbë për zhvillim paqësor.

"Kina i kërkon Japonisë të mos dëmtojë sovranitetin dhe interesat kombëtare të Kinës, dhe as paqen dhe stabilitetin rajonal," u shpreh zëdhënësi i diplomacisë kineze Hong Lei. (Jiang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China