PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kryebashkiaku i Brukselit: Belgjika dhe Franca t'i hetojnë bashkë kërcënimet terroriste
2016-03-30 10:10:54 CRI Komenti juaj Printoni

Belgjika dhe Franca duhet t'i hetojnë së bashku grupet ekstremiste në Bruksel si dhe shkallën e pjesëmarrjes së tyre në sulmet terroriste të Parisit dhe të Brukselit, tha të martën në Paris kryebashkiaku i Brukselit Yvan Mayeur.

Mayeur vizitoi të martën Parisin me ftesën e kryebashkiakes së Anne Hidalgo. Si kryetarët e qyteteve që u prekën nga sulmet terroriste, të dy diskutuan mbi masat e duhur për t'i bërë ballë terrorizmit.

Mayeur tha se qeveria duhet të forcojë standardizimin dhe administrimin e veprimtarive fetare, të godasë fenomenet e jashtëligjshme dhe të garantojë barazinë midis gjinive.

"Shpresoj që operacionet e vazhdueshme të policisë do të çrrënjosin grupet që përgatitën sulmet terroriste," tha kryebashkiaku i Brukselit.

Më 13 nëntor 2015 dhe më 22 mars 2016, Parisi dhe Brukseli pësuan përkatësisht sulme terroriste. Sipas njoftimit të mediave franceze, të dy grupet e terroristëve që i kryen këto sulme kanë lidhje të ngushta.

Kohët e fundit, policia franceze, belge dhe holandezë arrestuan përkatësisht terroristë që kanë lidhje me të dy sulmet, ndërkohë që është sekuestruar municion i shumtë. (Wang Lei/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China