PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Brazil, Rousseff drejt largimit
2016-03-30 09:25:37 CRI Komenti juaj Printoni

Partia më e madhe braziliane vendosi të ndahet nga koalicioni me presidenten Dilma Rousseff.

"Që sot e tutje, në këtë takim historik për ne, Partia braziliane për Lëvizje Demokratike (PMDB) ka vendosur të ndahet nga administrata "Rousseff".

Zv.kreu i PMDB-së Romero Juca tha se 6 anëtarët në kabinet duhet të japin dorëheqjen, ose të përballen me hetimet.

Përçarja do të rrisë më tej izolimin e Rousseff dhe gjasat janë që ajo të pezullohet nga detyra me vendim të Kongresit në muajt e ardhshëm.

Rousseff është kritikuar se e ka lënë ekonominë më të madhe të Amerikës Latine në "rënie të lirë".

Protestat kundër saj u përshkallëzuan këtë muaj pasi emëroi ish-presidentin Lula de Silva si Sekretar Kabineti, duke e mbrojtur nga akuzat për përvetësim gjatë kohës së tij në detyrë. (Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China