PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Arabia Saudite dhe fraksioni jemenas Houthi shkëmbejnë robër lufte
2016-03-29 10:13:25 CRI Komenti juaj Printoni

Forca shumëkombeshë, e drejtuar nga Arabia Saudite bëri të ditur të hënën se u krye me sukses shkëmbimi i 9 robërve të luftës sauditë me 109 jemenas, sipas marrëveshjes së armëpushimit mes Arabisë Saudite dhe fraksionit Houthi të Jemenit.

Në fillim të marsit, forcat shumëkombëshe dhe fraksioni Houthi kryen shkëmbimin e parë të robërve të luftës, pas rënies dakord të palëve për nisjen e armëpushimit në zonën e kufirit. Pala saudite ka kritikuar shumë herë fraksionin Houthi për prishje të armëpushimit.

Në shenjë hakmarrjeje forca shumëkombëshe bombardoi shumë objektiva të fraksionit Houthi në Sana. Javën e kaluar, i dërguari i posaçëm i OKB-së për Jemenin, Ismail Ould Cheikh Ahmed deklaroi se raundi i ri i bisedimeve të paqes do të zhvillohet më 18 prill në Kuvajt, ndërkohë që armëpushimi duhet të nisë më 10 prill.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China