PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Të shtëna në Capitol Hill, në pranga agresori
2016-03-29 10:12:34 CRI Komenti juaj Printoni

Një person është qëlluar nga policia të hënën në një pikë kontrolli të sigurisë pasi u drejtoi armën oficerëve të policisë në kompleksin "Capitol Hill".

I dyshuari është vënë në pranga dhe është transportuar drejt një spitali lokal, sipas shefit të policisë Matthew Verderosa.

Verderosa njoftoi se është plagosur edhe një oficer policie.

Njoftimet e mëparshme mediatike thanë se një oficer policie u plagos nga agresori.

Të shtënat raportohen të kenë ndodhur në Qendrën e Vizitorëve të kompleksit gjigant të "Capitol Hill" dhe kushdo që gjendej brenda u drejtua drejt vendeve të sigurta.

Sipas një postimi nga Policia e Uashingtonit, situata u vu nën kontroll dhe se nuk përbën rrezik për banorët. Pas incidentit, Kompleksi u mbyll për rreth 1 orë dhe stafit iu tha të qëndronte në ndërtesë.

Shtëpia e Bardhë u vendos gjithashtu në rrethim, sipas zëdhënësit të Shërbimeve Sekrete Robert Hoback, por më pas situata u qetësua. (Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China