PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kryeministri i Pakistanit anulon vizitën në Uashington
2016-03-29 10:10:57 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri i Pakistanit Nawaz Sharif ka vendosur të anulojë vizitën e kësaj jave në Uashington.

Sharif, i cili do të merrte pjesë në Samitin e këtij viti për Sigurinë Bërthamore, ka vendosur të qëndrojë në Pakistan, pas sulmit vdekjeprurës që ndodhi të dielën në Lahore.

Gjatë njoftimit, Sharif tha se vendosmëria e vendit për t'u përballuar me militantët po rritet gjithnjë e më shumë.

"Me vendosmërinë e forcave tona të armatosura, përpjekjen e policisë e të institucioneve të sigurisë si dhe me mbështetjen e popullit, numri i incidenteve terroriste ka rënë në 3 vitet e fundit. Nuk do të lejojmë që ky numër të rritet përsëri. Nuk do t'i lejojmë terroristët të luajnë me jetën e popullin të Pakistanit. Kjo është vendosmëria ime, e qeverisë sime dhe e 200 milionë pakistanezëve."

Autoritetet pakistaneze kanë lejuar forcat paramilitare të hyjnë në provincën Punjab për hetimin e të dyshuarve, në të njejtën mënyrë që ata e realizuan në qytetin e trazuar Karachi gjatë viteve të fundit.

Një shpërthim vetvrasës ndodhi të dielën në një park në Lahore, ku ishin mbledhur shumë familje të krishtera për të festuar Pashkët.

Sulmi i përgjakshëm, kryer nga një fraksion i talebanëve, vrau mbi 70 persona dhe plagosi mbi 300 të tjerë. (Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China