PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina i kërkon Japonisë të punojë më shumë për paqen e stabilitetin rajonal
2016-03-29 10:09:39 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet kineze i bënë thirrje Japonisë të ndikojë pozitivisht mbi paqen dhe stabilitetin rajonal.

Reagimi i Pekini erdhi pasi autoritetet japoneze ndërtuan një stacion radarësh rreth 150 kilometra nga ishujt Diaoyu në Detin e Kinës Lindore.

Pekini deklaroi se ky stacion radarësh është një pikë e përhershme e mbledhjes së informacioneve nga Japonia.

Ministria e Jashtme e Kinës theksoi në një deklaratë se shpreson që Japonia do të bëjë më shumë në mbështetje të paqes dhe stabilitetit rajonal.

Njëkohësisht, Ministria e Mbrojtjes e Kinës ka lëshuar një tjetër deklaratë ku i kërkon komunitetit ndërkombëtar të jetë në gatishmëri të lartë dhe të mbikëqyrë zgjerimin ushtarak të Japonisë. (Çang Çuo/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China