PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina nxit partnerët indonezianë dhe tajlandezë për projektet hekurudhore
2016-03-29 10:05:58 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet kineze kërkojnë përshpejtim të punës dhe më shumë bashkëpunim nga ana e autoriteteve indoneziane dhe tajlandeze për zbatimin e projekteve hekurudhore në këto vende. Linja hekurudhore në Indonezi nis në kryeqytetin Xhakarta deri në Bandung, ndërsa në Tajlandë lidh Bangkokun me kufirin verior të vendit. Mësohet se zbatimi i dy projekteve hekurudhore në këto vende po përballet me vonesa në ndërtim dhe shkurtim të buxhetit ,nga autoritetet vendore.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Hong Lei në një deklaratë për shtyp tha se pala kineze shpreson që partnerët tajlandezë dhe indonezianë të marrin në konsideratë përfitimet afatgjata të projekteve.

"Shpresojmë që palët e përfshira do të rritin nivelin e bashkëpunimit për të siguruar zbatimin e projekteve, të cilat do të sjellin përfitime ekonomike dhe shoqërore të shpejta, do të zhvillojnë ekonominë, do të përmirësojnë ndërlidhshmërinë rajonale midis Kinës dhe vendeve të ASEAN-it, do të përmirësojnë jetën e popullsisë, si dhe të banorëve të zonave ku do të kalojnë linjat hekurudhore."

Dy projektet janë pjesë e planit të qeverisë kineze për përhapjen e teknologjisë së hekurudhave të shpejtësisë së lartë në Azinë Juglindore, për të krijuar infrastrukturën e nevojshme në dobi të nismës "Një brez dhe një rrugë". (Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China