PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kreu i çështjeve për Tajvanin thekson rëndësinë e Konsensusit '92
2016-03-29 20:39:05 CRI Komenti juaj Printoni

Drejtori i Zyrës së Punës për Tajvanin pranë Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës Zhang Zhijun theksoi të martën rëndësinë e Konsensusit të vitit 1992 për shkëmbimet dhe bashkëpunimin e ardhshëm mes brigjeve të ngushticës së Tajvanit. Duke folur në një takim të Shoqatës për Marrëdhëniet mes Brigjeve të Ngushticës së Tajvanit, Zhang, njëkohësisht edhe drejtor i Zyrës së Çështjeve të Tajvanit të Këshillit të Shtetit, vlerësoi rolin që ka luajtur kjo shoqatë për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy brigjeve përgjatë viteve.

Zhang theksoi se të dyja palët duhet t'i përmbahen Konsensusit të 1992-shit. Çfarëdo forme e "pavarësisë së Tajvanit" duhet të kundërshtohet dhe komunikimi dy brigjeve duhet të forcohet, tha ai, duke shtuar se organizatat joqeveritare mund të luajnë një rol më aktiv në nxitjen e bashkëpunimit. (Artan Goga)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China