PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina emëron të dërguarin e posaçëm për Sirinë
2016-03-29 18:28:43 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria kineze ka miratuar emërimin e Xie Xiaoyan-it si i dërguar i posaçëm i Kinës për çështjen e Sirisë, bëri të ditur të martën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Hong Lei.

Hong Lei u shpreh se tani zgjidhja e problemit të Sirisë është futur në një fazë kyçe. Me përpjekjet e përbashkëta nga komuniteti ndërkombëtar, marrëveshja e armëpushimit në përgjithësi është zbatuar, ndihma humanitare po vazhdon dhe qeveria e opozita siriane kanë rifilluar bisedimet e paqes në Gjenevë.

Kina mban qëndrimin që zgjidhja politike është rruga e vetme për problemin e Sirisë dhe se OKB-ja duhet të luajë rol drejtues për zgjidhjen e këtij problemi.

Hong shtoi se Kina e emëron të dërguarin me synim që të nxitë bisedimet e paqes dhe të japë ndihmesë më aktive, për të shtuar komunikimin dhe bashkërendimin mes palëve dhe për të luajtur rol konstruktiv për zgjidhjen përfundimtare të problemit të Sirisë.

Zëdhënësi i diplomacisë kineze u shpreh se Xie Xiaoyan-i është një diplomat me përvojë, dhe ka qenë ambasador i Kinës në Iran, Etiopi dhe Bashkimin Afrikan. Ai i njeh mirë çështjet e Lindjes së Mesme dhe është i përshtatshëm për këtë detyrë. (Jiang Lei/Artan Goga)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China