PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Rrëmbehet aeroplani egjiptian, lirohen gratë dhe fëmijët
2016-03-29 16:58:17 CRI Komenti juaj Printoni

Një aeroplan egjiptian i rrëmbyer është ulur në Larnaka të Qipros, thanë autoritetet qipriote të martën.

Rrëmbyesi ka liruar të gjitha gratë dhe fëmijët, si edhe dy peshkopë grekë, por ende mban të gjithë meshkujt e tjerë në bord.

Aeroplani kishte 55 udhëtarë dhe shtatë anëtarë të ekuipazhit kur u rrëmbye.

Sipas televizionit shtetëror qipriot, aeroplani ishte rrëmbyer gjatë rrugës nga Aleksandria për në Kajro nga një person i vetëm që ka eksploziv me vete.

Identiteti i rrëmbyesit të aeroplanit ende nuk dihet dhe autoritetet thonë se ai ende nuk ka paraqitur ndonjë kërkesë. (Artan Goga)

Link:

Avioni i rrëmbyer egjiptian ulet në Qipro

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China