PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina shpreson në mbarëvajtjen e ndërtimit të hekurudhave në Azinë JL
2016-03-28 20:34:59 CRI Komenti juaj Printoni

Kina bëri thirrje të hënën për bashkëpunim të ngushtë me Indonezinë dhe Tajlandën, për të siguruar mbarëvajtjen e zbatimit të projekteve hekurudhore në këto dy vende të Azisë Juglindore.

Kina dhe të dy vendet kanë arritur konsensus për ndërtimin e hekurudhave mbi bazën e bashkëpunimit me përfitime të ndërsjella, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Hong Lei në një konferencë të rregullt për shtyp, duke iu referuar hekurudhave që lidhin Xhakartën me Brondongun dhe Bangkokun me Nakhon Ratchasima-n.

Hong tha se departamentet përkatëse të të tre vendeve kanë mbajtur komunikim të ngushtë për ecurinë e projekteve.

"Ne do të nxitim mbarëvajtjen e ndërtimit të hekurudhave, në të mirë të popullit indonezian dhe popullit tajlandez dhe për përmirësimin e zhvillimit ekonomik, shkëmbimeve njerëzore dhe ndërlidhjes në rajon," tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Hong Lei. (Artan Goga)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China