PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina e nxit Japoninë të veprojë me kujdes lidhur me ushtrinë
2016-03-28 20:33:43 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria japoneze ka miratuar një rezolutë, ku vendoset që të zbatohet ligji i ri i mbrojtjes që nga 29 marsi. Synimi i ligjit është heqja e kufizimeve ndaj së drejtës së mbrojtjes kolektive.

Lidhur me këtë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Hong Lei u shpreh të hënën se Kina shpreson se Japonia do të nxjerrë mësime nga historia dhe do të veprojë me kujdes në politikat ushtarake.

"Për shkak të ngjarjeve historike, vendet fqinje dhe bashkësia ndërkombëtare gjithmonë i kanë kushtuar vëmendje kësaj çështjeje. Lidhur me vendimet e Japonisë në fushën ushtarake, duam të vëmë në dukje se shpresojmë që Japonia të nxjerrë mësime dhe të ecë në rrugën e zhvillimit paqësor. Në politikat ushtarake, ajo duhet të veprojë me kujdes, në të mirë të besimit të ndërsjellë dhe qëndrueshmërisë e paqes në rajon," theksoi Hong Lei. (Jiang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China