PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Rusia kërkon vazhdimin e përpjekjeve për bisedimet për Sirinë
2016-03-28 19:15:03 CRI Komenti juaj Printoni

Bisedimet e paqes për Sirinë në Gjenevë kanë bërë përparim dhe duhet të vazhdojnë, tha të hënën zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov.

Deklarata e të dërguarit të posaçëm të OKB-së Staffan De Mistura në lidhje me vazhdimin e bisedimeve më 11 prill tingëllon optimiste, u shpreh Ryabkov-i në një intervistë për gazetën ruse "Izvestiya".

Negociatat e ardhshme duhet të sigurojnë përfaqësim të barabartë të kurdëve, ndërsa opozita siriane duhet të mbajë një qëndrim më realist dhe të heqë dorë nga përpjekjet për të vendosur parakushte, tha ai.

Lidhur me vizitën e fundit të sekretarit të Shtetit së ShBA-së John Kerry në Moskë, Ryabkov-i vuri në dukje se shpeshtësia e vizitave të kreut të diplomacisë amerikane në Moskë është e pashembullt.

"Kjo vjen nga natyra e çështjeve që janë diskutuar dhe nga njohja prej Shteteve të Bashkuara, pavarësisht deklaratave të tyre, se një numër problemesh të mëdha e të rëndësishme ndërkombëtare nuk mund të zgjidhen pa Rusinë," tha ai. (Artan Goga)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China