PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina, faktor i rëndësishëm në Samitin e Sigurisë Bërthamore
2016-03-28 09:15:32 CRI Komenti juaj Printoni

Vëzhguesit që po ndjekin Samitin e Sigurisë Bërthamore, që zhvillohet këtë vit në Uashington parashikojnë arritje të konsensusit midis Kinës dhe SHBA-së, lidhur me ndalimin e përhapjes së armëve bërthamore.

Presidenti kinez Xi Jinping, pas vizitës shtetërore në Çeki do të mbërrijë në Uashington për të marrë pjesë në këtë samit, i cili i nis punimet të enjten.

Shefi i Komitetit të Marrëdhënieve SHBA-Kinë, Stephen Orlins tha se të dyja palët kanë arësye të bashkëpunojnë në fushën e armatimit bërthamor.

"Kur pushteti dhe armët nuk janë të sigurta, ato përbëjnë një rrezik për këdo në botë. Përbëjnë një kërcënim për Kinën, për SHBA-në, për Japoninë, për Perëndimin dhe Europën, për Afrikën dhe Amerikën e Jugut. SHBA-ja dhe Kina duhet të bashkëpunojnë për zgjidhjen e problemit jo vetëm për vete, por për mbarë botën."

Gjatë qëndrimit në Uashington, kreu i shtetit i Kinës Xi do të zhvillojë bisedime me homologun amerikan Barack Obama, në fokus të të cilave pritet të jenë armët bërthamore dhe Gadishulli Korean.

(Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China