PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Itali, arrestohet një i dyshuar për sulmet në Paris e Bruksel
2016-03-27 11:26:05 CRI Komenti juaj Printoni
Policia italiane arrestoi një algjerian të dyshuar si bashkëpunëtor në sulmet vdekjeprurëse në Paris dhe Bruksel, njoftoi media italiane të shtunën. Xhamal Edine Ouali u arrestua në Bellizzi, një qytet në provincën bregdetare Salerno në jug të Italisë. Ai dyshohet se ka falsifikuar dokumente që mund të jenë përdorur edhe nga autorët e sulmeve të Parisit dhe Brukselit.

Autoritetet belge kishin lëshuar një urdhërarresti ndaj Oualit, me akuzën e pjesëmarrjes në një organizatë kriminale që bënte dokumente të rreme dhe organizonte trafik të paligjshëm emigrantësh. Sipas hetuesve, emri i Oualit ka dalë në tetor të vitit 2015, kur autoritetet në Bruksel konfiskuan afro 1 000 fotografi dokumentesh identiteti të rreme. (Artan Goga)
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China