PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Xi Jinping uron Hong Xiuzhu-në për zgjedhjen kryetare e Guomindanit
2016-03-27 11:24:21 CRI Komenti juaj Printoni
Sekretari i përgjithshëm i Partisë Komuniste të Kinës Xi Jinping i dërgoi një telegram urimi Hong Xiuzhu-së për ta uruar për zgjedhjen si kryetare e Partisë Guomindanase të Kinës. Në këtë telegram, z. Xi shpreh shpresën se të dyja partitë do të përqendrohen në arritjen e lumturisë për të gjithë bashkatdhetarët dhe në frymën kombëtare, do të vazhdojnë të këmbëngulin në Konsensusin e vitit 1992 dhe do të kundërshtojnë pavarësinë e Tajvanit, do të konsolidojnë themelet e besimit reciprok, do të shtojnë shkëmbimet e ndërsjella dhe do të ruajnë gjendjen e zhvillimit paqësor të marrëdhënieve midis dy brigjeve të ngushticës dhe qëndrueshmërinë në ngushticën e Tajvanit, si edhe do të luftojnë së bashku për të realizuar rilindjen e madhe të kombit kinez.

Kryetarja e Partisë Guomindanase Hong Xiuzhu nga ana e saj e falënderoi po atë z. Xi Jinping për urimin. Ajo vuri në dukje se bashkatdhetarët në të dy brigjet e ngushticës së Tajvanit i përkasin kombit kinez dhe shprehu shpresën se të dyja partitë do të vazhdojnë të këmbëngulin në Konsensusin e vitit 1992, do të forcojnë më tej besimin e ndërsjellë dhe do të thellojnë bashkëpunimin, për të krijuar një mirëqenie më të madhe për bashkatdhetarët në të dy brigjet. (Vera)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China