PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Itali, bazë të dhënash të ADN-së kundër rrezikut terrorist
2016-03-26 10:36:21 CRI Komenti juaj Printoni

Italia miratoi të premten krijimin e një bazë të dhënash kombëtare të ADN-së për të mundësuar bashkëpunim më të madh mes vendeve në luftën kundër terrorizmit.

Baza e të dhënave do të ruajë mostrat e ADN-së të kategorive të ndryshme të njerëzve, duke përfshirë ata që janë mbajtur në paraburgim ose në arrest shtëpiak, ata që janë arrestuar gjatë kryerjes së krimit dhe të dënuar me vendim të formës së prerë.

Ministri i Brendshëm Angelino Alfano tha se kjo bazë të dhënash do të ketë një rëndësi të madhe si në luftën kundër terrorizmit, ashtu edhe kundër krimit të organizuar dhe emigrimit të parregullt.

Kjo masë e autoriteteve italiane pason sulmet terroriste në Bruksel, si pasojë e të cilave u vranë 31 veta dhe u plagosën rreth 300 të tjerë. Mediat vendore kanë njoftuar se ndër viktimat mund të jetë edhe një shtetase italiane që punonte për një agjenci të Komisionit Europian, e cila është regjistruar aktualisht te personat e zhdukur.

Ministri italian i Drejtësisë Andrea Orlando theksoi se baza e të dhënave të ADN-së do të jetë vendimtare për të rritur nivelin e sigurisë në Itali. Këtë javë udhëheqësit italianë bënë thirrje për një strategji të përbashkët europiane kundër kërcënimit terrorist, teksa në vend janë ngritur masat e sigurisë në aeroporte, stacione hekurudhore, metro dhe të gjitha vendet që cilësohen si të rrezikuara.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China