PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Jemen, të paktën 25 të vrarë nga shpërthimet vetëvrasëse
2016-03-26 10:32:29 CRI Komenti juaj Printoni

Tre shpërthime vetëvrasëse tronditën kryeqytetin e përkohshëm të Jemenit Aden të premten në mbrëmje, duke lënë të paktën 25 të vrarë dhe disa të tjerë të plagosur.

Shpërthimi kryesor ndodhi pranë selisë së forcave të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite.

Dy shpërthime të tjera u kryen në afërsi të një baze ushtarake ku janë të vendosura qindra trupa saudite dhe nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Qyteti-port i Adenit ka qenë në një gjendje kaosi gjatë muajve të fundit, si pasojë e së cilës kanë humbur jetën ish-guvernatori i qytetit, disa oficerë të lartë të sigurisë dhe gjykatës.

Situata e sigurisë në Jemen është përkeqësuar që nga marsi 2015, kur shpërthyen luftime mes grupit shiit Houthi, i mbështetur nga ish-presidenti Ali Abdullash Saleh, dhe forcave qeveritare të mbështetura nga një koalicion i udhëhequr nga Arabia Saudite.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China