PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Belgjika ul nivelin e alarmit të sigurisë në 3
2016-03-25 10:14:10 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri belg i Punëve të Brendshme Jan Jambon tha të enjten se vendi i tij vendosi të ulë nivelin e alarmit të sigurisë nga 4 në 3.

Paraditen e 22 marsit Beligjika u përball me sulme e shpërthime të njëpasnjëshme në aeroportin Zaventem dhe në stacionin e metrosë në afërsi të selisë së BE-së.

Sipas policisë belge, incidenti shkaktoi vdekjen e 31 vetave dhe plagosjen e 300  të tjerëve.

Deri tani, autoritetet kanë identifikuar 3 persona, ndërkohë që është në kërkim të të tjerëve që dyshohen si terroristë.

Ministri francez i Punëve të Brendshme Bernard Cazeneuve tha për mediet se më 24 mars policia nisi aksionin pilot për arrestimin e një shtetasi francez, duke frenuar orvatjet për një sulm të mundshëm terrorist në Francë.

Ai shtoi se ende nuk ka prova që tregojnë se kjo orvatje lidhet me sulmet e nëntorit të vitit të kaluar në Paris apo sulmet e para pak ditëve në Belgjikë. (Çang Çuo)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China