PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Sulmet në Bruksel, dy ministra dorëhiqen
2016-03-25 10:12:35 CRI Komenti juaj Printoni

Pas sulmeve terroriste në Bruksel, zv/kryeministri dhe ministri i brendshëm i Belgjikës Jan Jambon dhe ministri i Drejtësisë Koen Geens i paraqitën dorëheqjen kryeministrit Charles Michel, me motivin e trajtimit të papërgjegjshëm të të dyshuarit, të përfshirë në sulme terroriste.

Kryeministri Michel e refuzoi kërkesën e tyre, duke kërkuar që të mbajnë postin në këtë situatë të veçantë. Jan Jambon u shpreh më vonë se Belgjika po përballet me luftën anti-terroriste, ndaj ai dhe ministri tjetër Koen Geens do të vazhdojnë ti shërbejnë vendit.

Në një deklaratë të mëparshme presidenti turk Erdogan tha se qershorin e kaluar, pala turke e kishte paralajmëruar palën belge se i dyshuari i përfshirë në sulmet në Bruksel, Ibrahim al Bacroui ishte identifikuar për lidhjet e tij me terroristët. Zyrtarët e lartë belgë nuk e vlerësuan si duhet paralajmërimin ,duke e liruar të dyshuarin si terrorist. (Jiang Lei/ Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China