PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Li Keqiang, thirrje vendeve aziatike për fqinjësi të mirë
2016-03-24 11:26:18 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang tha të enjten se vendet aziatike duhet të mbrojnë paqen dhe stabilitetin në rajon dhe të punojnë së bashku për ta mbajtur Azinë motor të ekonomisë botërore.

Një arsye e rëndësishme pse Azia ka arritur rritje të shpejtë në dekadat e fundit është se rajoni ruajti një mjedis përgjithësisht të qetë dhe të qëndrueshëm, tha Li duke iu adresuar ceremonisë së hapjes të Forumit Boao 2016 për Azinë në provincën Hainan.

Dialogu dhe bashkëpunimi janë çelësi i artë, tha kryeministri.

Ai nënvizoi gjithashtu se qeveria kineze do të ruajë rritjen ekonomike brenda një game të arsyeshme.

Takimi i kësaj here në Boao të Hainanit do të zhvillohet nga data 22 deri më 25 mars. Tema e forumit është "E ardhmja e Re e Azisë: Dinamika dhe Vizioni i Ri."

Në këtë forum marrin pjesë mbi 2 mijë të ftuar nga 60 vende dhe rajone. Ai fokusohet në diskutimet mbi makroekonominë, politikat, sipërmarrjen, inovacionin, internetin, kulturën etj. (Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China