PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
OKB-ja: Bisedimet për Jemenin nisin në prill
2016-03-24 10:07:07 CRI Komenti juaj Printoni

I dërguari i posaçëm i OKB-së për çështjet e Jemenit Ismail Ould Cheikh Ahmed bëri të ditur të mërkurën se palët në Jemen kanë rënë dakord që të nisin armëpushimin më 10 prill dhe bisedimet e paqes më 18 prill.

Ai i tha këto para mediave në selinë e OKB-së në Nju Jork. Ismail Ould Cheikh Ahmed bëri të ditur që bisedimet e paqes do të përqendrohen tek tërheqja e të personelit të armatosur, transferimi i armëve të rënda për qeverinë, programi i sigurisë në periudhën kalimtare, rinisja e punës së organeve shtetërore dhe e dialogut politik si dhe formimi i Komisionit të Posaçëm për të penguarit.

Ai shtoi se Arabia Saudite është zotuar se do të përpiqet me të gjitha forcat për zhvillimin e bisedimeve të paqes dhe do të mbështesë OKB-së për ndalimin e dhunës. (Jiang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China