PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Forcat irakiane nisin ofensivën për të rimarrë Mosulin
2016-03-24 20:19:59 CRI Komenti juaj Printoni

Forcat irakiane të sigurisë zhvilluan të enjten fazën e parë të ofensivës kundër Shtetit Islamik që synon t'i nxjerrë militantët jashtë Mosulit, kryeqytetit të provincës veriore Ninive, thekson një deklaratë ushtarake e shtabit vendor.

"Ofensiva për çlirimin e krahinës Ninive filloi në agim duke e ngritur flamurin irakian në disa fshatra me duart e forcave tona heroike," thekson deklarata.

Kryetari i bashkisë së qytetit Qayyara në jug të Mosulit, Salih el-Jubouri, i tha agjencisë Xinhua se trupat qeveritare përparuan në tre drejtime.

Përparimi i trupave ndodhi pas bombardimeve të rënda me artileri dhe bombardimeve nga ajri nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China