PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Zelanda e Re voton në referendum mbajtjen e flamurit të tanishëm
2016-03-24 19:44:05 CRI Komenti juaj Printoni

Zelandezët votuan për të mbajtur flamurin ekzistues të vendit, pasi dolën në referendumin e thirrur nga kryeministri John Key.

Afro 57 për qind e votuesve mbështetën flamurin e tanishëm të epokës koloniale që përmban flamurin britanik në krye të cepit të majtë.

Duke folur pas votimit, kryeministri përshëndeti pjesëmarrjen e masive në votime.

"Jam pak i dëshpëruar sot për shkak se flamuri nuk ndryshoi. Por ka shumë zelandezë që do të ndihen krenarë. Sa për fillim, numri i atyre që morën pjesë në votime është shumë i madh, duke arritur në 2.2 milionë."

Kryeministri Key bëri thirrje për ndryshimin e flamurit, duke e përshkruar atë të tanishmin si një relikte të epokës koloniale.

Flamuri i tanishëm ka mbetur i pandryshuar që prej vitit 1902. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China