PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina i kërkon Japonisë t'i përmbahet paqes dhe stabilitetit rajonal
2016-03-23 20:05:54 CRI Komenti juaj Printoni
Kina i bëri thirrje të mërkurën Japonisë t'i përmbahet rrugës së zhvillimit paqësor dhe të ruajë stabilitetin rajonal.

Qeveria e kryeministrit japonez, Shinzo Abe vendosi të martën zbatimin e ligjit të ri të sigurisë nga 29 marsi, duke ndryshuar rolin ekskluzivisht mbrojtës të ushtrisë në rreth shtatë dekada.

Ligji i ri i sigurisë u hap dritën e gjelbër forcave ushtarake të Japonisë për t'u angazhuar në konflikte të armatosur jashtë shtetit, për herë të parë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës, Hua Chunying, tha se për arsye historike, hapat e rinj të marrë nga Japonia në fushën ushtarake dhe të sigurisë po vëzhgohen nga afër nga fqinjët e saj aziatikë dhe nga komuniteti ndërkombëtar. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China