PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Forcat qeveritare siriane i afrohen qytetit antik Palmyra
2016-03-23 19:58:46 CRI Komenti juaj Printoni
Forcat qeveritare siriane i janë afruar periferisë së qytetit mijëvjeçar Palmyra në Sirinë Qendrore, zonë e cila kontrollohet nga Shteti Islamik.

Të mbështetur nga sulmet ajrore ruse, forcat siriane i janë afruar periferisë së Palmyra-së, pas ditësh betejash intensive për të rimarrë qytetin që ndodhet në lindje të provincës Homs, njoftoi Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Sipas tij, betejat midis forcave siriane dhe militantëve janë ndezur në rrethinat jugore dhe jugperëndimore të Palmyra-së .

Njoftohet gjithashtu se ushtria siriane po bombardon pozicionet e IS-it brenda qytetit. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China