PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë, themelohet Mekanizmi i Lancang-Mekong-ut
2016-03-23 19:40:49 CRI Komenti juaj Printoni
Udhëheqës nga gjashtë vendet përgjatë lumit Lancang-Mekong u mblodhën në Sanya të Kinës të mërkurën për të diskutuar të ardhmen e bashkëpunimit

"Mekanizmi Lancang-Mekong (LMC) vjen si rezultat natyral i bashkëpunimit tonë të tanishëm dhe do të shfrytëzojë përparësitë e pozicionit tonë gjeografik dhe miqësisë tradicionale për të plotësuar ekonomitë," tha kryeministri kinez Li Keqiang gjatë takimit me udhëheqësit.

Deri tani Kina është partneri më i madh tregtar i Kamboxhias, Tajlandës dhe Vietnamit dhe burimi më i madh i investimeve i Kamboxhias, Laosit dhe Mianmarit.

Kryeministri tajlandez Prayut Chan-o-cha, i cili e bashkëdrejtoi takimin me kryeministrin kinez, tha se Mekanizmin Lancang-Mekong është një kapitull i ri që tregon vullnetin e fortë të vendeve të rajonit për të nxitur paqen dhe bashkëpunimin nëpërmjet përpjekjeve të përbashkëta. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China