PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Drejt përfundimit negociatat për traktatin e investimeve Kinë - ShBA
2016-03-23 19:03:25 CRI Komenti juaj Printoni
Bisedimet midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara mbi traktatin dypalësh të investimeve (BIT) janë afër përfundimit, tha të mërkurën ish-ministri kinez i Tregtisë Chen Deming.

Të dyja palët kanë rënë dakord në parim për t'i trajtuar mosmarrëveshjet mes vendit pritës dhe investitorëve pranë arbitrazhit të Bankës Botërore, tha Chen në Forumin Boao për Azinë që po zhvillohet në provincën Hainan.

Traktati është jetik për lehtësinë dhe lirinë e investimeve dhe një aspekt kyç i vitalitet ekonomik, tha Chen.

Traktati do t'i ndihmojë kompanitë kineze të investojnë jashtë shtetit dhe të përshtaten më mirë në zinxhirin global të vlerave, shtoi ai.

Gjithasej janë zhvilluar 24 raunde bisedimesh që nga viti 2008. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China