PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Gjykata ruse dënon piloten ukrainase me 22 vjet burg
2016-03-23 10:16:27 CRI Komenti juaj Printoni
Televizioni rus njoftoi të martën se Gjykata Donetsk e Rostovit e dënoi piloten ukrainase Nadiya Savchenko me 22 vjet burg.

Presidenti ukrainas Petro Poroshenko, duke reaguar ndaj vendimit u shpreh se Ukraina nuk e pranon atë dhe po planifikon të këmbejë robër lufte me palën ruse, në shkëmbim të lirisë së Savchenkos.

Nadiya Savchenko është pilote helikopteri e trupave ukrainase. Pas shpërthimit të krizës ukrainase, ajo mori pjesë në trupat qeveritare, për të luftuar kundër forcave të armatosura, në lindje të Ukrainës.

Në qershor të vitit 2014, dy gazetarë rusë u vranë nga predhat në Lugansk në lindje të Ukrainës. Sipas palës ruse, pilotja Savchenko u ka dhënë forcave të armatosura ukrainase të dhëna për pozicionin e gazetarëve rusë. (Fani/Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China